Bashkimi siguron ekzistencën, Pelisteri shkon në barazh

Futboll

Bashkimi siguron ekzistencën, Pelisteri shkon në barazh

Nga: K.G. Më: 16 maj 2026 Në ora: 18:23
Bashkimi

Bashkimi nga Kumanova barazoi me rezultat 3:3 kundër Makedonija Gjorgje Petrov, por çfarëdo që të ndodhte në atë ndeshje, pas barazimit të Pelisterit në Kavadar, skuadra nga Kumanova do ta siguronte mbijetesën direkte.

Kabarkas pas një goditjeje nga këndi kaloi Makedonija në epërsi. Avoorniyo barazoi në minutën e 17-të pas asistimit të Aleksovskit.

Vetë Aleksovski realizoi në minutën e 31-të duke përmbysur rezultatin në favor të Bashkimit, ndërsa më pas Avoorniyo me golin e tij të dytë çoi shifrat në 3:1 për skuadrën kumanovare.

Në pjesën e dytë, Nikoliq ngushtoi rezultatin, ndërsa Kabarkas me golin e tij të dytë vendosi rezultatin përfundimtar 3:3.

Bashkimi renditet në vend të shtatë me 42 pikë.

Pelisteri nga Manastiri do ta kërkojë mbijetesën në elitën e futbollit maqedonas përmes ndeshjeve të barazhit.

Kjo u bë e qartë pasi skuadra nga Manastiri nuk arriti të fitojë në transfertën ndaj Tikveshit në Kavadar, duke barazuar vetëm 2:2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat