Tifozë të shumtë të Interit nga Kosova në Milano për ta festuar titullin e kampionit në Itali

Futboll

Tifozë të shumtë të Interit nga Kosova në Milano për ta festuar titullin e kampionit në Itali

Më: 17 maj 2026 Në ora: 13:40
Tifozë

Interi e siguroi titullin e 21-të kampion në Serie A javën e kaluar, ndërsa festa e zikaltërve po vazhdon edhe sot në Milano.

Një numër i madh tifozësh nga Kosova kanë udhëtuar drejt Italisë për të festuar suksesin e skuadrës së tyre të zemrës në stadiumin e Interit, ku zikaltërit përballen me Hellas Verona nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së parafundit të kampionatit italian.

Atmosfera festive është krijuar edhe në rrugët e Milanos, ku tifozët e Inter Club Kosova po dhurojnë spektakël me këngë, flamuj dhe koreografi, duke treguar edhe një herë pasionin e madh të shqiptarëve për klubin zikaltër.

Pamjet nga qyteti i modës kanë treguar një atmosferë të jashtëzakonshme, me tifozët kosovarë që po festojnë triumfin e Interit në një nga sezonet më të suksesshme të viteve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat