Jamal Musiala po merr gjithnjë e më shumë minuta te Bajerni pas rikuperimit. Sulmuesi ofensiv e sheh veten në rrugën e duhur dhe nuk dëshiron të mendoj tepër për të ardhmen.
“Mendoj se kam pasur periudha të mira, ndonjëherë edhe jo aq të mira, gjë që është krejt normale.
Besoj se ishte e rëndësishme të rikthehesha në ritëm dhe të integrohesha sërish me ekipin”, deklaroi 23 vjeçari.
“E di që ka ende hapa përpara në lojën time dhe gjëra që më mungojnë krahasuar me sezonin e kaluar.
Por jam shumë i kënaqur me vendin ku prisja të isha disa muaj më parë dhe me atë ku jam tani”, tha Musiala.
“Për mua tani është e thjeshtë: të mos mendoj shumë larg, sepse kurrë nuk e di çfarë mund të ndodh. Ajo që ka rëndësi është të bëj hapa të vegjël dhe të mësoj nga ndeshja e radhës,” u shpreh Musiala.