Shqipëria është shumë e lidhur me Italinë ku përjashtim nuk bën futbolli. Rolando Maran është trajneri i pestë i Kombëtares që vjen nga ana tjetër e Adriatikut.
Maran ka treguar emocionet e para shqiptare në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
“Fanella e Shqipërisë me emrin tim dhe numrin 28, si Europiani që duam të marrim pjesë.
Më dha një ndjesi përgjegjësie dhe gëzimi. Ëndërroj të arrij rezultate të rëndësishme dhe të shkruaj një faqe të historisë”, tha trajneri i ri i Kombëtarës, Rolando Maran.
62-vjeçari foli edhe për atë që pret të bëjë te Kuqezinjtë, ku synon një futboll vertikal dhe luftarak.
“Stadiumi në Tiranë më befasoi. Mezi pres të stërvis ekipin aty.
Nga e diela do të nisë puna seriozisht.
Dua të mësoj shqipen dhe të flas me futbollistët. Dua të aplikoj metodën time, të shikoj përpara, futbollin vertikal dhe luftarak.
Të arrijmë rezultatet me djersë dhe mund, siç është AND-ja e këtij kombi”, shtoi Maran.
Shqipëria është përfaqësuesja e parë në karrierën rreth 25-vjeçare të Rolando Maran që ka qenë e gjitha në Itali.