Vushtrria në festë, rikthehet në elitë! Vëllaznimi shokohet, as në elitë as në barazh

Futboll

Vushtrria në festë, rikthehet në elitë! Vëllaznimi shokohet, as në elitë as në barazh

Nga: K.Goca Më: 23 maj 2026 Në ora: 18:00
Vushtrria

Vushtrria është rikthyer pas gjashtë viteve në elitën e futbollit të Kosovës, duke u shpallur kampione e Ligës së Parë.

Në një atmosferë të bukur në Gjakovë, para më shumë se 3000 shikuesve, u zhvillua një ndeshje me kthesa në rezultat.

Vushtrria triumfoi me përmbysje 3:1 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.

Për skuadrën gjakovare kjo ishte një goditje e rëndë, pasi mbeti jashtë elitës dhe jashtë barazhit. Një fitore do ta dërgonte Vëllaznimin direkt në Superligë, por humbja ia shuajti ëndrrën për ngjitje.

Vëllaznimi kaloi i pari në epërsi në minutën e 13-të, kur realizoi Dardan Jashari.

Megjithatë, Vushtrria reagoi fuqishëm në pjesën e dytë.

Heroi i fitores ishte Urim Statovci, i cili realizoi dy gola, në minutën e 60-të dhe 77-të nga penalltia. Vetëm katër minuta më vonë, Erjon Krasniqi shënoi për 1:3 dhe vulosi triumfin e madh të mysafirëve.

Vushtrria e mbyll kampionatin në vendin e parë me 75 pikë, e ndjekur nga Feronikeli 74 me 74 pikë, Liria me 71, Dinamo me 71 dhe Vëllaznimi me 70 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat