Arsimi nga Çegrani e mbylli sezonin me fitore, pasi triumfoi me rezultat minimal 1:0 ndaj Struga Trim & Lum, në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit që u zhvillua në Gostivar.
Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e realizoi futbollisti Beshagiq në minutën e 47-të, kur pas një goditjeje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1:0.
Kjo fitore mund t’i sigurojë KF Arsimi vendin e pestë në renditje me 46 pikë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa Struga TL renditet në vend të tret me 62 pikë.