Hysaj i jep lamtumirën Lazio-s pas pesë vitesh në Olimpico!
Elseid Hysaj do të jetë më një lojtar i Lazio-s.
Mbrojtësi shkodran i ka dhënë lamtumirën klubit kryeqytetas pas plot pesë vitesh bashkëpunim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
32-vjeçari në postimin e tij nuk bëri të ditur planet për të ardhmen.
Në sezonin e fundit ai ka koleksionuar vetëm 170 minuta lojë pasi është aktivizuar vetëm në pesë ndeshje.