Pelisteri - Shkëndija e Haraçinës dhe Brera - Skopje luajnë në play - aut 

Futboll

Pelisteri - Shkëndija e Haraçinës dhe Brera - Skopje luajnë në play - aut 

Nga: K.Goca Më: 24 maj 2026 Në ora: 19:49
Shkëndija e Haraçinës

Janë përcaktuar përfundimisht çiftet e play-aut-it për plotësimin e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ardhshëm, pasi pasditen e sotme u zhvilluan ndeshjet vendimtare të javës së fundit.

Pelisteri arriti të sigurojë vendin e tetë në tabelë falë fitores minimale 1:0 në shtëpi ndaj Bashkimit, duke shmangur pozitën e nëntë që dërgon në barazh më të vështirë. Me këtë rezultat, skuadra nga Manastiri e mbylli kampionatin me 40 pikë.

Nga ana tjetër, Akademija Pandev Brera regjistroi një fitore bindëse 6:0 në shtëpi kundër Shkupit, por pavarësisht triumfit spektakolar, mbeti në vendin e nëntë me po aq pikë sa Pelisteri. Arsyeja ishte bilanci më i dobët në ndeshjet direkte ndaj rivalit.

Kështu, ndeshjet e barazhit për inkuadrim në elitën e futbollit maqedonas do të jenë: Pelisteri – Shkëndija e Haraçinës dhe Akademija Pandev Brera – Skopje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat