Rrahmani viziton Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

Futboll

Rrahmani viziton Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

Më: 26 maj 2026 Në ora: 18:05
Sulmuesi i njohur, Albion Rrahmani në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

Sulmuesi i njohur, Albion Rrahmani, i cili aktualisht po shkëlqen në kampionatin çek me skuadrën e Sparta Pragës, ka vizituar ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

Rrahmani u prit nga menaxhmenti i fakultetit.

Ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim tejet frymëzues me studentët, të cilët patën mundësinë ta pyesnin nga afër rreth rrugëtimit të tij, sfidave dhe suksesit në futbollin ndërkombëtar.

Nga fakulteti e vlerësuan këtë vizitë si mjaft motivuese për studentët, duke e cilësuar yllin e kombëtares si një shembull perfekt të përkushtimit dhe punës, teksa i uruan suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat