Riquelme: Nëse bëhem president i Realit, do ta transferoj një spanjoll që luan në këtë Botëror

Futboll

Riquelme: Nëse bëhem president i Realit, do ta transferoj një spanjoll që luan në këtë Botëror

Më: 28 maj 2026 Në ora: 16:57
Enrique Riquelme

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, ka thënë që në rast se zgjidhet në këtë post, do të transferojë një futbollist spanjoll që është pjesë e Kupës së Botës 2026.

“ Nëse bëhem president i Realit, do ta transferoj një spanjoll që luan në këtë Botëror!

Një prej dy transfereve të mia të mëdha për Real Madridin është spanjoll, dhe do të luajë në këtë Kupë të Botës”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, për të dytin nuk ka dhënë detaje të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat