Raportohet se Muriqi ka arritur marrëveshje me klubin e njohur

Futboll

Raportohet se Muriqi ka arritur marrëveshje me klubin e njohur

Më: 29 maj 2026 Në ora: 12:51
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi duket se do të largohet nga Spanja gjatë kësaj vere.

Pas disa sezoneve të kaluara në Mallorca, rënia e klubit nga liga ka bërë që sulmuesi kosovar të shikojë alternativa tjera.

Gazetari i njohur, Nicolo Schira raporton se Muriqi ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahcen për kontratë deri në vitin 2029.

Tani, gjiganti turk është në bisedime me Mallorcan për të arritur marrëveshje për çmimin e transferimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat