Marca zbulon se Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuara për lojtarin kroat

Futboll

Marca zbulon se Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuara për lojtarin kroat

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2026 Në ora: 15:30
Gvardiol

Joshko Gvardiol, futbollisti i kombëtares kroate dhe Manchester Cityt, mund të largohet nga ‘Etihad’ gjatë kësaj vere, dhe Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuara për shërbimet e tij.

Gazeta spanjolle “Marca” ka shkruar se gjatë mbledhjes së ekipit kombëtar kroat, Gvardiol foli për spekulime të shumta që e kanë lidhur atë me një transferim në La Liga në javët e fundit.

Edhe pse theksoi se ndihet mirë në Manchester City për momentin, ai nuk e mbylli derën për një transferim të mundshëm në të ardhmen.

“Të gjithë i kemi parë thashethemet që vijnë nga të gjitha anët. Jam i lumtur te Manchester City dhe kam gjithçka që më nevojitet”, - tha Gvardiol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat