Barcelona ofron 15 milionë euro për Rashfordin

Futboll

Barcelona ofron 15 milionë euro për Rashfordin

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 17:59
Rashford

Barcelona dhe Manchester United janë larg marrëveshjes për Marcus Rashford. Sipas raportimeve nga Anglia, klubi katalanas ka paraqitur një ofertë prej rreth 15 milionë eurosh për sulmuesin anglez, por drejtuesit e “Djajve të Kuq” e kanë konsideruar atë “qesharake”.

Sipas “Daily Mail”, Manchester United ka vendosur një çmim prej rreth 30 milionë eurosh për transferimin përfundimtar të Rashford-it dhe nuk ka ndërmend të negociojë për një shumë kaq të ulët.

Qëndrimi i klubit anglez është bërë edhe më i fortë për dy arsye kryesore.

E para lidhet me vlerësimin që United i bën ende lojtarit dhe investimin e madh të bërë ndër vite për të. Arsyeja e dytë është merkatoja e fundit e Barcelonës, pasi katalanasit sapo kanë shpenzuar afro 70 milionë euro për Anthony Gordon, duke e bërë ofertën për Rashford-in edhe më të papranueshme në sytë e drejtuesve anglezë.

Pas huazimit në Katalunjë, Rashford dukej i gatshëm të vazhdonte aventurën me Barcelonën, por situata financiare dhe konkurrenca në repartin ofensiv mund ta komplikojnë seriozisht operacionin.

Me afrimin e Gordon-it, hapësirat për anglezin në sulmin ‘blaugrana’ mund të reduktohen ndjeshëm. Ndërkohë, Manchester United ka planifikuar rikthimin e lojtarit në grumbullimin veror dhe fazën përgatitore, një sinjal i qartë se, në mungesë të një oferte të kënaqshme, Rashford do të rikthehet në “Old Trafford”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat