Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”

Futboll

Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 22:36
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren e dytë të qershorit ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Maran zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes, ku fokusi ishte tek ushtrimet fizike dhe skema të ndryshme taktike.

Grupit iu bashkua sulmuesi Myrto Uzuni, i cili pasditen e djeshme u stërvit i veçuar, por tashmë është rikuperuar plotësisht, ndërsa mungoi Anis Mehmeti, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme për shkak të gjendjes gripale.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe në skuadër ka atmosferë pozitive para ndeshjes.

Kombëtarja do të zbresë nesër në fushë në orën 20:00 për sfidën miqësore ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”, ndërsa biletat mund të blihen online në ebileta.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat