Foda për Osmanin: Ka potencial të madh, por zgjedhja është e tij

Futboll

Foda për Osmanin: Ka potencial të madh, por zgjedhja është e tij

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 14:07
Konferenca

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për situatën e futbollistit të ri, Erblin Osmani, i cili mbetet një prej emrave që mund të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.

Foda konfirmoi se ai dhe stafi i tij kanë zhvilluar një takim me Osmanin, me qëllim që lojtari të njihet nga afër me projektin dhe rrethanat që ofron Kombëtarja e Kosovës. Sipas trajnerit gjerman, takimi ka shërbyer që të dyja palët të krijojnë një përshtypje më të qartë për njëra-tjetrën.

Foda: Osmani një lojtar i mirë dhe ka potencial

“Jo, faktikisht kemi qenë në një takim në të cilin kemi dashur të njoftohemi personalisht me të, jemi takuar këtu dhe e ardhmja do të shihet se si do të ecim tutje. Prandaj edhe jemi takuar këtu për të krijuar një përshtypje nga të dy palët që të njoftohet me rrethanat këtu. Por çfarë është me rëndësi është se vendimi është i tij sepse ai ka mundësi t’i zgjedhë dy kombëtare dhe ai do të vendosë, mirëpo momentalisht e dimë që është një lojtar i mirë dhe ka potencial”, tha Foda.

Përzgjedhësi theksoi se vendimi përfundimtar i takon vetë lojtarit, pasi Osmani ka të drejtën të zgjedhë mes dy kombëtareve. Megjithatë, Foda vlerësoi cilësitë e futbollistit, duke e cilësuar atë si një lojtar të talentuar me potencial për të ardhmen. Kosovës tashmë i mbetet të presë vendimin e Osmanit lidhur me përfaqësimin në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat