E futi në Superligë, por i ndajnë rrugët me Begollin

Futboll

E futi në Superligë, por i ndajnë rrugët me Begollin

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2026 Në ora: 20:38
Granit Begolli

Futbolli i Kosovës si gjithmonë është me çudira!

Granit Begolli si kryetrajner, Feronikelin 74 nga Drenasi e riktheu në Superligën e Kosovës, megjithatë ata i ndajnë rrugët.

Klubi nga Drenasi ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me Begollin. 

“Faleminderit, Granit Begolli!

Duam te ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Granit Begolli.

Klubi ynë shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për punën profesionale, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e stafit tonë teknik. Me seriozitetin, angazhimin dhe profesionalizmin e tij, Graniti ka lënë gjurmë të rëndësishme në rrugëtimin e klubit tonë.

E falënderojmë për gjithçka që ka dhënë për FC Feronikeli 74 dhe i urojmë suksese të shumta në karrierën e tij të mëtejshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Me njerëz si Begolli nuk ka asnjëherë lamtumirë, por gjithmonë mirëupafshim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat