Sheshi "Zahir Pajaziti" shndërrohet në stadium për Botërorin

Futboll

Sheshi "Zahir Pajaziti" shndërrohet në stadium për Botërorin

Më: 11 qershor 2026 Në ora: 20:59
Sheshi "Zahir Pajaziti" shndërrohet në stadium për Botërorin

Nga data 11 qershor deri më 19 korrik, sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të shndërrohet në një stadium të hapur për të gjithë adhuruesit e futbollit përmes festivalit “Prishtina Football Fest”.

Ky organizim i mbështetur nga Kryeqyteti do të transmetojë çdo ndeshje të Kampionatit Botëror 2026 live në një ekran gjigant, duke ofruar një atmosferë të vërtetë stadiumi me skenografi unike, bare dhe aktivitete të ndryshme.

Hyrja për publikun, familjet dhe shoqërinë është plotësisht falas dhe pa bileta.

Ndërsa për sponsorët dhe partnerët do të ketë edhe një zonë të veçantë VIP, duke bërë që i gjithë emocioni i Botërorit këtë verë të përjetohet së bashku në shesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat