Astrit Fazliu - kryetrajner i ri i Dinamos

Futboll

Astrit Fazliu - kryetrajner i ri i Dinamos

Nga: K.G. Më: 12 qershor 2026 Në ora: 22:40
Astrit Fazliue Burim Çerkinit

Pas Burim Çerkinit që u emërua drejtor sportiv, u zgjodh edhe kryetrajner i ri i Dinamos së Ferizajt.

Kjo pozitë iu besua ish sulmuesit të mirënjohur, Astrit Fazliu që së fundit drejtojë më sukses anijen e Lepencit të Kaçanikut duke e rikthyer në Ligën e Parë të Kosovës.

“Astrit Fazliu i bashkohet FC Dinamo Ferizaj!

FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Astrit Fazliun, i cili nga sot bëhet pjesë e klubit tonë.
Astriti vjen me një bagazh të pasur në futbollin kosovar, duke u shpallur pesë herë kampion si lojtar aktiv, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë dhe profesionalizmin e tij në fushën e lojës.

Pas karrierës së suksesshme si futbollist, ai ka vazhduar rrugëtimin edhe si trajner, ku ka drejtuar me sukses disa skuadra. Më parë ka qenë pjesë e FC Dielli, ndërsa së fundmi ka udhëhequr FC Lepencin, duke arritur ta inkuadrojë klubin në Ligën e Parë të Kosovës”, njofton FC Dinamo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat