Enzo Fernandez me mesazh të çuditshëm pas fitores së Argjentinës

Futboll

Enzo Fernandez me mesazh të çuditshëm pas fitores së Argjentinës

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 16:52
Enzo Fernandez

Enzo Fernandez ishte titullar dhe një nga më të mirët në fushë në fitoren e fundit të Argjentinës 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër, duke bërë që kampionët në fuqi të vazhdojnë ende rrugëtimin në këtë kompeticion.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, Enzo Fernandez ka bërë një postim të çuditshëm në rrjetet e tij sociale, ku shumë njerëz e kanë interpretuar si mesazh ndaj Real Madridt.

Përmes një komunikate zyrtare ditën e djeshme, Real Madrid mohoi interesimin ndaj Enzo Fernandez, pavarësisht se vetë lojtari është shprehur publikisht që do i pëlqente të jetonte dhe të luante në Madrid.

“Zoti është besnik ndaj të gjitha premtimeve të tij dhe i dashur ndaj të gjithëve që ka bërë. Ai është pranë kujtdo që e thërret atë me të vërtetë”, thuhet në mesazhin e pubkikuar nga mesfushori argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat