KF Kamjani nis përgatitjet për sezonin e ri, me trajnerin Burhan Emurllai në krye!

Futboll

KF Kamjani nis përgatitjet për sezonin e ri, me trajnerin Burhan Emurllai në krye!

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 22:46
Pamje

KF Kamjani ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e Dytë.

Skuadra ka mbajtur seancën e parë stërvitore, duke shënuar fillimin e një edicioni me ambicie të reja.

Në krye të ekipit do të jetë trajneri Burhan Emurllai, i cili do të asistohet nga Bekim Ziberi dhe Sulejman Ibishi.

Klubi ka paralajmëruar gjithashtu afrimin e disa përforcimeve, me qëllim krijimin e një skuadre sa më konkurruese për kampionatin që vjen.

Sipas planit të klubit, e gjithë faza përgatitore, përfshirë edhe ndeshjet kontrolluese, do të zhvillohet në stadiumin e Kamjanit, ku stafi teknik do të punojë për ta përgatitur ekipin sa më mirë para startit të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat