Ja takimet çerekfinale të Kampionatit Botëror

Futboll

Ja takimet çerekfinale të Kampionatit Botëror

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 01:22
Kupa

Kupa e Botës ka kaluar në fazën çerekfinale pasi janë plotësuar emrat e 8 skuadrave të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me ëndrrën për të fituar trofeun.

Për herë të parë që nga starti i tij, Botërori 2026 do të ketë një ditë pushim mes ndeshjeve, pasi nuk ka asnjë të tillë të programuar më datë 8 korrik, meqë sfidat kthen më datë 9 korrik me përballjen Francë-Marok që hap çerekfinalet.

\Më pas luhet çdo ditë me radhë nga një ndeshje, duke vazhduar me Spanjë-Belgjikë, Norvegji-Angli dhe në fund Argjentinë-Zvicër.

Bie në sy se sipas programit, vetëm njëra nga ndeshjet ka orar të papërshtatshëm për Europën dhe bëhet fjalë për sfidën e fundit, ku luan Argjentina.

Takimet

09/07  Francë – Marok ora 22:00

10/07 Spanjë – Belgjikë ora 21:00

11/07 Norvegji – Angli ora 23:00

12/07 Argjentinë – Zvicër ora 03:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat