Finalja e Botërorit për të "thyer" baraspeshën, Spanjën dhe Argjentinën s’i favorizon as e shkuara

Futboll

Finalja e Botërorit për të "thyer" baraspeshën, Spanjën dhe Argjentinën s’i favorizon as e shkuara

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 11:34
Messi

Spanja dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe të Botërorit 2026.

Supersfida që do të zhvillohet në “MetLife Stadium” të Neë Jersey, nis në orën 21:00.

Një duel mjaft interesant, pasi nuk në finale sigurisht nuk ka favoritë.

Mirëpo, as e shkuara nuk favorizon një prej ekipeve, për shkak se deri më sot, gjithçka është në baraspeshë totale.

Në të shkuarën, Spanja dhe Argjentina janë përballur 14 herë me njëra-tjetrën.

Të dy ekipet kanë nga 6 fitore, ndërsa dy ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim, duke bërë që mbrëmjen e sotme statistikat të kalojnë në favor të njërës skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat