Dinamo City luan nesër në transfertë ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Aluminij

Futboll

Dinamo City luan nesër në transfertë ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Aluminij

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Pas kualifikimit të suksesshëm në raundin e dytë të UEFA Conference League, Dinamo City do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë të këtij raundi, ku do të përballet ndaj ekipit slloven të Aluminij.

Kryeqytetasit do ta luajnë takimin e parë në transfertë, në Slloveni, me sfidën që do të nisë në orën 20:00.

Dinamo City synon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit.

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Astanës në raundin e parë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë të vazhdojë ecurinë pozitive edhe në fazën e dytë të kompeticionit, me objektivin për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat