Hadis Isa, “muri” i së ardhmes në futbollin gjerman!

Futboll

Hadis Isa, “muri” i së ardhmes në futbollin gjerman!

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 12:09
Hadis Isa

Një tjetër talent shqiptar po tërheq vëmendjen në futbollin gjerman.

Bëhet fjalë për Hadis Isën, qendërmbrojtësin e lindur në vitin 2010, me prejardhje nga Ohri i Maqedonisë së Veriut.

Aktualisht, ai është pjesë e skuadrës Preußen Frankfurt U17, që garon në Ligën e Dytë të Gjermanisë, ku po spikat me paraqitjet e tij në repartin defensiv.

Me përkushtim, disiplinë dhe besim të palëkundur, Hadisi synon të arrijë majat e futbollit gjerman dhe një ditë të veshë fanellën e një klubi në Bundesligën e Parë.

Paralelisht, talenti i ri është i përgatitur dhe pret me optimizëm një ftesë nga Kombëtarja U17 e Maqedonisë së Veriut.

Familja e tij është me prejardhje nga Ohri, ndërsa jeton në Darmstadt të Gjermanisë, ku Hadisi po ndërton hap pas hapi rrugën drejt një karriere të madhe.

E kur jemi te karriera, ai nga viti 2017-2021 ishte pjesë e KF Tirana, FC Next Level (GFK Ohrid), Voska Youth, në sezonet 2022-2024 te DJ SSG Darmstadt U12-U14, 2024-janar 2025 TSG Darmstadt U15, janar 2025-korrik 2025 VfB Ginsheim U15, 2025-2026 SVS Stephen Griensheim dhe nga sezoni 2026 te Victoria Preuben Frankfurt U17-2.German Division.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat