Lillestrøm SK do “zhurmë” përballë Egnatias

Futboll

Lillestrøm SK do “zhurmë” përballë Egnatias

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Skuadra norvegjeze e Lillestrøm SK ka bërë me dije se për ndeshjen e kthimit më Egnatian, e cila vlen një vend në fazën finale të Ligës së Europës, do të përgjysmojë çmimin e biletave për tifozët e saj ultras.

Sipas njoftimit klubi norvegjez kërkon të mbushë shkallët e stadiumit për ndeshjen e 27 gushtit dhe për këtë motiv u ka bërë ulje me 50% bilateve të ultrasve, të cilët do të jenë prezent në “Åråsen Stadion”.

Mes të tjerash klubi në fjalë ka njoftuar se ka aplikuar edhe për 5% të biletave në “Egnatia Arena” dhe se ende nuk ka marrë konfirmimin nga ana e klubit shqiptar.

Sipas klubit norvegjez kapaciteti i “Åråsen Stadion”  për ndeshjen mes Lillestrøm SK dhe Egnatias do të jetë deri në 9076 spektatorë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat