Salah zhgënjen në debutimin si titullar me Trabzonsporin

Futboll

Salah zhgënjen në debutimin si titullar me Trabzonsporin

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 00:00
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka zhvilluar ndeshjen e parë si titullar me Trabzonsporin, por debutimi i tij nuk shkoi sipas pritshmërive.

Egjiptiani luajti në humbjen 1-0 ndaj Ferencvarosit në “play-off”-in e Europa League, por nuk arriti të ndikojë në rezultat.

Pas ndeshjes, disa media turke e kritikuan 34-vjeçarin, duke e cilësuar fillimin e tij te Trabzonspori si zhgënjyes. Megjithatë, “Fanatik” e mbrojti Salahun, duke theksuar se Ferencvarosi e kishte neutralizuar mirë.

Salah pritet të ketë mundësinë e radhës të dielën ndaj Istanbul Basaksehirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat