Barcelona nis bisedimet për kontratën e re

Futboll

Barcelona nis bisedimet për kontratën e re

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 11:37
Abdelkader Hamza

Barcelona ka nisur bisedimet me Abdelkader Hamzan dhe përfaqësuesit e tij për një kontratë të re, me kushte më të favorshme për futbollistin.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, drejtuesit e Barcelonës duan të ndryshojnë marrëveshjen aktuale të Hamzas, veçanërisht duke hequr klauzolën e lirimit prej 15 milionë eurosh.

Aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje të arritur dhe situata nuk konsiderohet urgjente, por Barcelona dëshiron ta qartësojë sa më shpejt të ardhmen e futbollistit.

Klubi katalanas synon që Hamza të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Barcelonës dhe për këtë arsye ka nisur diskutimet për përmirësimin e kontratës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat