Publikohen formacionet zyrtare të Frozinone-Juventus

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Frozinone-Juventus

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Ndeshja e sotme mes Frozinones dhe Juventusit sheh për herë të parë në ndeshje zyrtare për këtë edicion bardhezinjtë e rinj të rimodeluar sipas kërkesave të Luçiano Spaletit.

Pas zhgënjimeve të sezoneve të fundit, bardhezinjtë nuk kanë më luksin të gabojnë dhe duhet të japin që në start një sinjal se çfarë objektivash kanë. Vikario, Çelik dhe Kolo Muani janë titullarë që në start nga blerjet e reja të merkatos së verës së bardhezinjve.

FORMACIONET ZYRTARE

Frozinone (4-3-3): Palmisani; Çitadini, Kalvani, Raimondo, Shmid, Kalo, Çikela, Monterisi, Fini, Brakalja, Kvernadze.
Trajner: Masimo Alvini

Juventus (4-2-3-1): Vikario; Kalulu, Bremer, Kelli, Çelik; Lokateli, Douglas Luiz; Konseisao, MekKeni, Jilldiz; Kolo Muani.
Trajner: Luçiano Spaleti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat