Gjilani shënon fitoren e dytë, Llapi pëson humbjen e dytë

Futboll

Gjilani shënon fitoren e dytë, Llapi pëson humbjen e dytë

Nga: K.G. Më: 23 gusht 2026 Në ora: 18:24
Pamje nga ndeshja

Gjilani është në formë të mirë në dy ndeshjet e para të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra e Gjilanit ka arritur fitore të madhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Gjilani. 

Futbollisti Oltion Bilalli është trim i fitores së skuadrës gjilanase. 

Bilalli golin e parë e realizoi në minutën e 19-të, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 41-të.

Gjilani ka shënuar fitoren e dytë, Llapi ka pësuar humbjen e dytë.

Gjilani udhëheq kreun e tabelës me 6 pikë, ndërsa Llapi është në pozitën e nëntë me 0 pikë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat