Prishtina nuk i ndahet fitoreve, Vushtrria humbjeve

Futboll

Prishtina nuk i ndahet fitoreve, Vushtrria humbjeve

Nga: K.Goca Më: 4 shtator 2026 Në ora: 17:49
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Vushtrrisë, në takimin që u luajt në Kampin Nacional në Hajvali.

Në minutën e 60-të Albin Krasniqi ka shënuar gol të bukur.

Futbollisti ishte brenda 16-shit, me goditje të saktë dhe të bukur realizoi në këndin e epërm të majtë, 1:0.

Prishtina kryeson renditjen me 9 pikë, ka dy pikë më shumë se Malisheva e Gjilani që renditen në vend të dytë përkatësisht të tretë. 

Vushtrria është në vendin e parafundit përkatësisht të 9-tin me 0 pikë pas javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Duhet theksuar se Prishtina ka një ndeshje më pak, por deri me tash ka tre fitore në tre ndeshje, ndërsa Vushtrria të gjitha humbje në katër ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat