Jasir Asani u shndërrua në heroin e Esteghlal në triumfin 1:0 të regjistruar ndaj Paykan në duelin e vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit.
Futbollisti shqiptar shënoi golin e fitores nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 76-të të sfidës.
Falë këtij triumfi, skuadra e Jasir Asanit u ngjit në vendin e dytë me 15 pikë në 7 javë, ku ka mundur të arkivojë 4 fitore dhe 3 barazime.
Për futbollistin shqiptar ky ishte goli i tretë në këto 7 javë, teksa ka mundur të dhurojë edhe 1 asist duke u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës.