Sot në orën 16:00, në Gjorgje Petrov, Makedonija GJ.P. luan kundër skuadrës shqiptare Kamjani.
Të gjitha ndeshjet e tjera të kësaj jave zhvillohen nesër. Përjashtim bën ndeshja Rabotniçki – Brera, e cila është shtyrë për shkak të angazhimit të skuadrës nga Strumica në Ligën e të Rinjve të Kampionëve.
Edhe pse ka një ekip të ri, Makedonija GJ.P., nën drejtimin e Bobi Stojkovskit, po paraqitet mirë. Ndërkohë, Kamjani ka befasuar me paraqitjet dhe rezultatet e mira, edhe pse është debutues në këtë kategori.
Ndeshjet e javës së 5-të
Sot – ora 16:00
Makedonija GJ.P. – Kamjani
Nesër – ora 16:00
Shkupi – Pelisteri
Ohri – Euromilk
Osogova – Kozhuvi
Novaci – Detoniti
Bellasicë – Teteksi (19:00)
Rabotniçki – Brera (e shtyrë.