Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është kryefjala e javës së 8-të në Kampionatin e Zvicrës.
Dy golat dhe një asistimi i tij, vulosën fitoren e Baselit në udhëtim, me rezultat 4:2 ndaj Luzernit.
“Xherdan Shaqiri është votuar si lojtari më i mirë i javës së 8-të të kampionatit.
Me 2 gola dhe 1 asistim, ai udhëhoqi FC Basel 1893 drejt fitores”, ka shkruar në faqen e “Swiss Football League.
Kapiteni Shaqiri është rikthyer në formën më të mirë të mundshme.