Mbi 30 mijë shikues në Prishtinë, Fadil Vokrri dhe Fadil Muriqi të pandalshëm në fitoren historike ndaj Dinamos së Zagrebit – ishte titulli sot në gazetën kombëtare “Bota sot”.
Më 31 gusht të vitit 1983, Prishtina zhvilloi një nga ndeshjet më të paharrueshme të gjeneratës së artë në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.
Përballë kishte Dinamon e Zagrebit, ndërsa në shkallët e stadiumit të qytetit në Prishtinë ishin mbledhur mbi 30 mijë shikues, të cilët dëshmuan një përmbysje spektakolare.
Prishtina fitoi me rezultat 3:2, në një ndeshje ku shkëlqyen dy Fadilët – Fadil Muriqi dhe Fadil Vokrri.
Por një nga protagonistët e asaj gjenerate, legjenda e futbollit Skënder Shengyli, ka veçuar veçanërisht paraqitjen e Fadil Vokrrit.
Duke kujtuar sot atë përballje, Shengyli e përshkruan atmosferën në stadium si të jashtëzakonshme.
“Ndeshja u luajt, në një ambient të jashtëzakonshëm.
2-3 orë para ndeshjes, stadiumi ishte përplot 35. 000 shikues.
Sezonin paraprak ishin shpallur kampion.
Minutat 15-20 mysafirët, shënuan me Bogdan.
Në atë moment, keni mund të dëgjoni kollitje të dikujt në stadium.
Heshtje totale.
Pas disa sekondave, stadiumi shpërtheu Prishtina... Besa - besë.
Dhe pas asaj, shënuam 3 herë, kurse Ringov nga fundi i ndeshjes shënoi për 3:2.
Mendoj se i ndjeri F. Vokrri ka zhvilluar, një ndër ndeshjet më të mira të karrierës.
Ndoshta më të mirën”, kështu e ka përshkruar sot Shengyli ndeshjen e 31 gushtit të vitit 1983 në kuadër të javës së katërt të Ligës së Parë të ish-Jugosllavisë.
31 gusht - 1983, Prishtina – Dinamo 3:2
Stadiumi i qytetit.
Spektatorë 30.000.
Moti i vrenjtur, me shi.
Referoi Stojan Ijevski i Shkupit, me asistimin e Jovica Boshlisë të Kikindës dhe Boris Sinovçiqit të Splitit. Kartoni i kuq: Cana (Prishtinë) e Bogdani (Dinamo). Kartoni i verdhë: Rama (Prishtinë), Z. Cvetkoviqi (Dinamo).
Realizatorë: Muriqi 25’ e 70’ (nga penalltia) e Vokrri 80’ për vendës, kurse Bogdani 14’ e Ringovi 83’ për mysafirë.
Prishtina: Sllobodan Shuica 7, Skënder Shengyli 8, Faton Domi 8, Ramadan Cimili 7, Petre Gruevski 7, Favzi Rama 8, Edmond Rugova 6 (Ramiz Krasniqi 7), Fadil Muriqi 8, Fadil Vokrri 10, Agim Cana 8 dhe Zoran Batroriqi 7 (Shefqet Sinani 7).
Dinamo: Vllak 7, Braçuni 6, Z. Cvetkoviqi 7, Haxhiqi 7, Zajeci 7, Bogdani 8, B. Boshnjaku 7, Cerini 7, Kranjçari 7, Mlinariqi 8 dhe Ringovi 7.