Talenti që vlen miliona euro ka zgjedhur Shqipërinë

Futboll

Talenti që vlen miliona euro ka zgjedhur Shqipërinë

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 11:05
Nelson Weiper, FSHF, flamuri i Gjermanisë dhe Greqisë

Sulmuesi shqiptar, Nelson Weiper është shumë pranë kalimit nga Gjermania U21 te Shqipëria. Ky është raportimi që vjen nga mediat greke.

Sipas “mistergrecoofficial”, talenti po pret vetëm të marrë pasaportën shqiptare dhe më pas do të jetë në dispozicion për të luajtur me fanelën e Kombëtares.

Nëse raportimi rezulton i saktë, atëherë Shqipëria do të kishte një “aset” shtesë në majë të sulmit.

Nelson Weiper është 21 vjeç dhe ka si pozicion natyral qendërsulmues, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlen 7 milionë euro. Gjatë këtij sezoni me Sturm Graz, “pyka” numëron 2 gola në 4 ndeshje të Bundesligës austriake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat