Kapiteni Afrim Tovërlani me kombëtaren e Kosovës treguan lojë të mirë në javën e fundit të dhjetorit të vitit 1997 në turneun “Dhjetori 97’ që u mbajt në Dusseldorf të Gjermanisë, turne i organizuar nga Kosova e Dusseldorfit me president Bujar Neziri.
Sipas shkrimit të gazetarit Gani Kosumi, të publikuar në gazetën “Bujku” të datës 24 dhjetor të vitit 1997, Kosova shënoi fitore me rezultat 4:2 ndaj Bielefeld-Shtukenbrukut
Autorë të golave për Kosovën ishin Fadil Berisha, kapiteni Afrim Tovërlani dhe Besnik Kollari, i cili shënoi dy gola. Për Bielefeld-Shtukenbrukun realizuan Florim Bllacaku dhe Enver Ramadani.
Edhe këtë takim e drejtoi gjyqtari Ramadan Luma.
Kosova – Bielefeld-Shtukenbruk 4:2
Kosova: Beselica (Veseli), Tabaku, Guta, Ajeti (Jashari), Jerliu (Osmani), Berisha, Shala (Jasiqi), Kollari, Çubreli, Tovërlani (Dragusha) dhe Bulliqi. Selektor Bylbyl Sokoli, ndihmës Genc Hoxha.
Bielefeld-Shtukenbruk: Gjergjani, Limanaj, Krasniqi, Haziri, Rashaj, Ademi, Bllacaku, Kaprani, Ramadani, Kosumi dhe Bislimi.
Në takimin e parë, futbollistët e Kosovës shënuan me lehtësi ndaj rivalëve, ndërsa në përbërjen e Kosovës luajti edhe Kujtim Shala.