Camavinga s’është më i paprekshëm? Klubi i njohur po mendon ta transferojë në janar

Futboll

Camavinga s’është më i paprekshëm? Klubi i njohur po mendon ta transferojë në janar

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 11:27
Eduardo Camavinga

Eduardo Camavinga po e kalon një moment të vështirë te Real Madridi dhe e ardhmja e tij në kryeqytetin spanjoll po vihet në pikëpyetje.

Mesfushori francez mund të largohet nga “Los Blancos”, ndërsa interesim për të ka shfaqur Galatasaray, që mund ta tentojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Klubi nga Stambolli po e monitoron situatën e 23-vjeçarit dhe e ka vlerësuar mundësinë për ta bërë një ofertë që në janar.

Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë negociatë konkrete. Si Real Madridi, ashtu edhe vetë lojtari nuk duket se janë të gatshëm ta konsiderojnë një ndarje në këtë moment.

Ajo që i ka nxitur zërat për një largim është minutazhi i tij në këtë sezon, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Camavinga i ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje, pa arritur ta marrë një rol protagonist në rotacionin e trajnerit Jose Mourinho.

Situata është disi befasuese për një futbollist që iu bashkua Realit në vitin 2021 nga Rennes dhe që konsiderohej njëri prej mesfushorëve më premtues të gjeneratës së tij.

Camavinga u përshtat shumë shpejt në Madrid dhe u bë një element i rëndësishëm, veçanërisht gjatë rrugëtimit drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në vitin 2022.

Hyrjet e tij nga stoli i dhanë energji dhe cilësi skuadrës në disa prej përmbysjeve të famshme evropiane të Real Madridit.

Në vitet pasuese, aftësitë e tij e kanë lejuar të luajë edhe si mbrojtës i majtë, një zgjidhje e dobishme për klubin, por që njëkohësisht nuk e ka ndihmuar të konsolidohet plotësisht në pozicionin e tij natyral, në mesfushë.

Galatasaray e monitoron situatën dhe mund të provojë ta transferojë në janar, por për momentin nuk ka negociata konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat