Sulmuesi i majtë, Sabah Kerjota, ka pozuar për herë të parë me fanellën e Kombëtares, ndërsa e ka ndarë foton në rrjetet sociale.
Në postimin e 25-vjeçarit ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, teksa i shkruan:
“Sa të shkon fanela kuqezi”.
Kerjota do të ketë shansin që, në ndeshjet e Ligës së Kombeve, të kryejë debutimin me Shqipërinë. Lojtari ofensiv bën pjesë te skuadra e Hearts në Premier League-n e Skocisë.