Ndeshja Kosovë – Austri, shiten biletat në “Fadil Vokrri”

Futboll

Ndeshja Kosovë – Austri, shiten biletat në “Fadil Vokrri”

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 15:28
Stadiumi

Janë shituar biletat për ndeshjen Kosovë – Austri që luhet të dielën me 4 tetor.

Në faqen e FFK-së tashmë të gjitha zonat janë ‘sold out’, përveç disa biletave të mbetura në zonën VIP.

Fillimisht, “Dardanët” të dielën përballen me Austrinë në udhëtim, para se të shkojnë në Hungari të enjtën për ndeshjen ndaj Izraelit.

E ndeshjen e fundit, Kosova e luan në shtëpi ndaj Austrisë me fillim nga ora 18:00.

Më pas, gjatë nëntorit, “Dardanët” do t’i kenë edhe dy përballje tjera, ndaj Izraelit në shtëpi dhe ndaj Irlandës në Dublin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat