Një skocez do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Austri - Kosovë

Futboll

Një skocez do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Austri - Kosovë

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 15:47
Nicholas Walsh

Është caktuar se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Austri-Kosovë.

Bëhet fjalë për skocezin Nicholas Walsh, të cilit UEFA ia besoi këtë ndeshje.

Walsh, do të bashkohet nga asistentët e tij si Francis Connor dhe Daniel McFarlane, ndërsa Donald Robertson si gjyqtar i katërt dhe Steven McLean dhe John Beaton në “VAR”.

Kujtojmë se ndeshja Austri-Kosovë, zhvillohet të dielën në “Ernst Happel” të Vjenës, në orën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat