Sllovenia ishte më e rrezikshme se Skocia në pjesën e parë, ndërsa të dyja skuadrat goditën nga një herë shtyllën. Në pjesën e dytë, Skocia ishte dukshëm më e mirë, por heroi i madh ishte portieri Jan Oblak.
“Stadiumi “Stozhiice ishte gati për rikthimin e futbollit të kombëtareve dhe për fillimin e një kapitulli të ri në Ligën B të Kombeve.
Sllovenia e nisi këtë edicion përballë Skocisë, ndaj së cilës deri tani nuk kishte arritur asnjë fitore në pesë përballje. Bilanci i mëparshëm ishte dy humbje dhe tre barazime.
Në tribuna ishin mbi 10.000 tifozë, ndërsa rreth 1.000 prej tyre ishin mbështetës skocezë, të cilët kishin mbushur qendrën e Lubjanës gjatë ditëve të fundit”, ka shkruar media sllovene “Delo”.
Sllovenia - Skocia 0:0
Stadiumi “Stozhice”.
Shikues: 12.182.
Gjyqtar: Feshnic Horatiu (Rumania).
Sllovenia: Oblak; Janzha, Drkushiq (Zec 64’), Bijol, Brekalo (Balkovec 73’); Matko, Elshnik (Zabukovnik 64’), Gnezda Cerin (Lovriq 80’), Karniçnik; Shturm; Shporar (Vipotnik 73’).
Skocia: Gunn; Welsh, McKenna, Hendry; Robertson, Ferguson, Gilmour, Hickey (Gannon-Doak 73’); McGinn; McBurnie, Ure (Bowie 67’).