Dinamo fiton mes 5 golash, “çmendet” sulmuesi i Ilir Dajës

Futboll

Dinamo fiton mes 5 golash, “çmendet” sulmuesi i Ilir Dajës

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 14:14
Dinamo - Otrant Olympic

Në miqësoren e mbyllur para disa minutash, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka fitur me shifrat 4:1 miqësoren kundër Otrant Olympic, skuadër shqiptare nga Ulqini i Malit të Zi.

Në këtë përballje, protagonist absolut rezultoi Florenc Farruku.

Sulmuesi matjan shënoi i vetëm 3 gola, respektivisht në minutat 12, 44 dhe 75.

Finalizimi tjetër te dinamovitët mbajti “autorësinë” e Ruçit.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja vazhdon të përjetoi moment fantastik, jo vetëm në Superiore, por edhe testet miqësore, duke treguar se janë pretendentë për të arritur te titulli në elitën e futbollit shqiptar..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat