Agim Ibraimi për mediumin slloven: Paraqitje shumë e dobët ndaj Zvicrës, synojmë fitoren ndaj Sllovenisë

Futboll

Agim Ibraimi për mediumin slloven: Paraqitje shumë e dobët ndaj Zvicrës, synojmë fitoren ndaj Sllovenisë

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2026 Në ora: 13:50
Agim Ibraimi

Agim Ibraimi është figurë e njohur në Slloveni. Sot, ish-futbollisti 38-vjeçar është anëtar i Bordit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), i cili në të kaluarën ka luajtur për katër klube sllovene, Olimpia, Nafta, Maribori dhe Domzhale.

Gjurmën më të mëdha i la duke mbajtur fanellën e Mariborit, me të cilët fitoi katër tituj kampionati kombëtar dhe dy kupa, ndërsa pati paraqitje të suksesshme edhe në garat evropiane.

Vlen të përmendet se në nëntor të vitit 2014, ai shënoi një gol të paharrueshëm për Mariborin në barazimin ndaj Chelseat në Champions League.

Duke folur për mediumin slloven "SportKlub", ai trajtoi disa tema lidhur me ndeshjen: "Nga këndvështrimi i Maqedonisë, duhet të jemi realistë. Në këtë grup bëjnë pjesë kombëtarja e Zvicrës, Skocisë dhe Sllovenisë.

Synimi kryesor duhet të jetë qëndrimi në Ligën B të Ligës së Kombeve. Çdo gjë tjetër është bonus. Presim pikë dhe fitore ndaj Sllovenisë. Lojtarët janë shumë të motivuar dhe së fundmi kemi luajtur mirë edhe në Slloveni".

Lidhur me ndeshjen e Sllovenisë kundër Skocisë?

"Maqedonasit përballen me probleme të ngjashme si sllovenët. Nuk po arrijmë të gjejmë formacionin e duhur, duhet ta analizojmë këtë me kujdes. Nuk mund të ndërtosh karrierë përmes kombëtares; nëse nuk je titullar i rregullt në klubin tënd, nuk mund të japësh maksimumin as në kombëtare.

Të dyja kombëtaret përballen me çështje të ngjashme, me lojtarë që duan t'i dëshmojnë vlerat e tyre trajnerit të ri.

Sipas mendimit tim, Sllovenia nuk krijoi rreziqe të mjaftueshme ndaj skocezëve. As sllovenët dhe as maqedonasit nuk kanë pasur paraqitje në nivelin e duhur në ndeshjet e fundit", tha Ibraimi.

Për situatën brenda ekipit maqedonas?

"Ndeshja kundër Zvicrës ishte shumë e dobët. Zvicra zhvilloi një lojë rutinë, por ne bëmë gabime individuale dhe është e vështirë të rikthehesh në lojë kundër një kombëtareje kaq të fortë.

Megjithatë, kemi shumë lojtarë të rinj që do të jenë shtyllat tona për dhjetë vitet e ardhshme.
 

Mendoj se trajneri ynë do të ndryshojë disa gjëra për ndeshjen kundër Sllovenisë. Fakti i thjeshtë është se, për fat të keq, lojtarët tanë nuk janë titullarë të rregullt në klubet e tyre.

Kjo është arsyeja pse mungon mirëkuptimi brenda kombëtares; sistemi ndryshon vazhdimisht dhe lojtarët nuk janë mësuar me të.

Nuk më pëlqen fakti që futbolli modern mbështetet vetëm te analizat dhe statistikat.

Çfarë vlere kanë të dhënat për vrapimin nëse lojtarët bëjnë gabime?

Futbolli ka të bëjë me pasionin dhe elementin e 'rrugës'; ai aspekt duhet rikthyer për ta bërë lojën më emocionuese”, tha Ibraimi. 

Për Dimitar Mitrovskin?

“Ai dhe Enis Bardhi janë kandidatë për formacionin titullar. Dimitari është lojtar i tipit ‘numër 10’, shumë i talentuar dhe me një këmbë të majtë të fuqishme; e njëjta gjë vlen edhe për Bardhin.

Nëse luajmë me dy ‘numra 10’, do të përqendrohemi te zotërimi i topit. Nëse Mitrovski nuk e nis ndeshjen si titullar, do të luajmë me kundërsulme. 

Ai është lojtar i mirë, është në ritëm, luan për Olimpijën, ndaj pse të mos e nisin ndeshjen lojtarët që po aktivizohen rregullisht?, ka thënë Ibraimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat