Biliç pas humbjes nga Spanja: Rezultat i përshtypja e keqe, jam i zhgënjyer

Futboll

Biliç pas humbjes nga Spanja: Rezultat i përshtypja e keqe, jam i zhgënjyer

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2026 Në ora: 23:21
Slaven Biliç

Kombëtarja e Kroacisë është mposhtur 4:1 nga Spanja në ndeshjen e dytë të Grupit A3 të Ligës së Kombeve.

Për Spanjën shënuan Lamine Yamal (2’, 63’), Marc Pubill (31’) dhe Nico Williams (89’), ndërsa golin e vetëm për Kroacinë e realizoi Dion Drena Beljo (28’), për herë të parë me fanellën e kombëtares.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi Slaven Biliç u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit.

“Rezultat i keq, përshtypje e keqe. Jam i zhgënjyer. Një mbrëmje e vështirë për ne”, tha Biliç.

Shënuesi i golit të vetëm të Kroacisë, Dion Drena Beljo, tha se skuadra mund të kishte bërë më shumë, sidomos në fazën e mbrojtjes:

“Mbetet një shije e hidhur, ku mendoj se mund të bënim më mirë, sidomos në fazën e mbrojtjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat