Ilir Krasniqi para ndeshjes ndaj Izraelit: I kemi analizuar gabimet

Futboll

Ilir Krasniqi para ndeshjes ndaj Izraelit: I kemi analizuar gabimet

Më: 30 shtator 2026 Në ora: 16:45
Pamje nga konferenca

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Izraelit në kuadër të UEFA Nations League, Ilir Krasniqi ka vlerësuar se skuadrën e pret një përballje e vështirë, por ka theksuar se ekipi është përgatitur dhe ka analizuar paraqitjen e fundit.

“Kemi një ndeshje të vështirë përpara. E kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë ta zhvillojmë një ndeshje sa më të mirë. Kemi nevojë për përmirësime dhe po punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai u ndal edhe te ndeshja ndaj Austrisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të lojtarëve në fushë.

“Pas ndeshjes ndaj Austrisë kemi kuptuar se duhet të luftojmë më shumë për njëri-tjetrin. Shpresoj që nesër ta tregojmë këtë në fushë dhe të paraqitemi sa më mirë”, u shpreh Krasniqi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër në kuadër të UEFA Nations League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat