Ishte apo jo penallti?

Futboll

Ishte apo jo penallti?

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 11:59
Pamje

Kombëtarja shqiptare u mposht padrejtësisht dhe rezultoi e pafat në takimin e djeshëm kundër Finlandës në transfertë, e përfunduar 2: 1 për nordikët.

Rasti më i diskutueshëm, aty ku u ngritën mjaft polemika, përkoi me minutën e 79-të, ku finlandezi Adam Markhiev rrëzoi brenda zonës Myrto Uzunin.

Vetëm se arbitri Hennessy nuk e akordoi penalltinë, por e ndëshkoi me karton të verdhë sulmuesin beratas, për arsye simulimi.
Pas komunikimit me VAR-in, u mor vendimi për pozicion jashtë loje.

Në kushte të tilla, i kemi dërguar videon gjigantit botëror “ChatGPT”, për të dhënë një shpjegim konkret në lidhje me episodin e mësipërm dhe përgjigjja është: “Po, për mua është penallti. Duke e parë edhe një herë episodin, do të jepja penallti për Uzunin.

Kontakti i mbrojtësit me Uzunin është, në vlerësimin tim, i mjaftueshëm për ta rrëzuar dhe nuk më bind si simulim.

Edhe fakti që arbitri e ndëshkoi Uzunin për simulim, ndërsa VAR-i e kontrolloi episodin, e bën vendimin veçanërisht të diskutueshëm. Vlerësimi im i prerë: Penallti.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat