Partizani nuk jep shenja jete as me Karoglan, Vora i jep leksion

Futboll

Partizani nuk jep shenja jete as me Karoglan, Vora i jep leksion

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 15:31
Vora

Vora e Arjan Bellajt mori një fitore historike ndaj Partizanit me rezultatin 4:1.

Sfida në Vorë ishte e vlefshme për javën e shtatë të Abissnet Superiore. 

Kroati Mislav Karoglan debutoi në stolin e “demave” në mënyrën më të keqe. Tashmë Partizani mban vendin e fundit pas 7 javësh dhe me 4 pikë.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që në përfundim të 7 javëve të para, për Partizanin të jenë plot 17 gola të pësuar. Bernard Karrica spikati te Vora me tripletë ndërsa dy prej tyre ishin supergola.

Rezultati ndërkohë mund të ishte më i thellë. Kjo pasi Vorës iu anulua edhe një gol me VAR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat