Kriza e Deçiqit nga Tuzi po thellohet gjithnjë e më shumë, pasi seria e rezultateve të dobëta të skuadrës së Ivan Brnoviqit vazhdoi edhe në Kotor.
Skuadra nga Tuzi u mposht me rezultat 2:0 nga Bokeli SBBet në javën e 12-të të Ligës së Parë të Futbollit të Malit të Zi, duke e çuar në shtatë numrin e ndeshjeve pa fitore.
Gjashtë prej tyre janë në kampionat, ndërsa skuadra është eliminuar edhe nga Kupa, pas humbjes ndaj Sutjeskës.
Skuadra e Nenad Brnoviqit kaloi në epërsi në minutën e 27-të. Mateu Markondele pasoi te Dejan Peroviq, i cili e mposhti portierin Danillo Radosheviq për rezultatin 1:0.
Megjithatë, skuadra nga Tuzi nuk arriti të barazonte, ndërsa ndeshja u vendos në minutën e 75-të, pas një kundërsulmi.
Peroviqi e nisi aksionin nga krahu i majtë dhe asistoi për Danin Taloviqin, i cili e dërgoi topin në këndin e largët të portës, duke shënuar golin e tij të tretë gjatë këtij sezoni.
Deçiqi nuk ka fituar që nga 30 gushti.
Pas javës së 12-të Bokeli e zë vendin e 5-të me 18 pikë dhe Deçiqi ndodhet një pozitë më poshtë me 15 pikë.