Kane i pakënaqur me paraqitjen ndaj Dortmundit: Nuk ishte dita ime më e mirë

Futboll

Kane i pakënaqur me paraqitjen ndaj Dortmundit: Nuk ishte dita ime më e mirë

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 14:45
Kane

Harry Kane ka mbetur i zhgënjyer me paraqitjen e tij në barazimin 2-2 të Bayern Munichut ndaj Borussia Dortmundit, vetëm pak ditë pasi fitoi Topin e Artë.

Sulmuesi anglez pati një mbrëmje për t'u harruar, pasi humbi një penallti në pjesën e dytë, ndërsa një pasim i gabuar nga ai u shndërrua në aksionin që çoi te goli i barazimit të Dortmundit.

Kane nuk u përpoq ta fshihte pakënaqësinë e tij pas ndeshjes, duke pranuar se paraqitja personale dhe ajo e ekipit nuk ishin në nivelin e dëshiruar.

“Sot ndoshta nuk ishte paraqitja ime më e mirë dhe as paraqitja më e mirë e ekipit, por kështu është jeta. Kjo është pjesë e të qenit sulmues dhe futbollist”, deklaroi Kane.

Ai shtoi se ndonjëherë, pavarësisht përpjekjeve, fati nuk është në anën e një sulmuesi.

“Mund të kisha qëndruar edhe një orë tjetër në fushë dhe topi prapë nuk do të përfundonte në rrjetë. Ndonjëherë duhet ta pranosh këtë. Ishte një javë e jashtëzakonshme, por tani fokusi është te ndeshjet e ardhshme”, u shpreh anglezi.

Kane e cilësoi fitoren e Topit të Artë si një nga ndjenjat më të bukura të karrierës së tij, por insistoi se tashmë duhet të përqendrohet te objektivat me Bayernin.

Barazimi ndaj Dortmundit bëri që të dy skuadrat të mbeten me nga 18 pikë në krye të Bundesligës, ndërsa Bayerni të martën udhëton në Madrid për t'u përballur me Atletico Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat