Como fiton dhe ngjitet në zonën e Championsit! Albion Rrahmani luan 12 minuta

Futboll

Como fiton dhe ngjitet në zonën e Championsit! Albion Rrahmani luan 12 minuta

Nga: Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 15:07
Futbollistët e Comos festojnë golin në minutën e 43-të

Como po kalon një moment fantastik në kampionatin italian.

Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas ka regjistruar fitoren e katërt radhazi, duke u ngjitur në zonën që siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Como triumfoi me rezultat minimal (1:0) ndaj Venezias, falë golit të shënuar nga pika e bardhë nga Da Cunha në minutën e 43-të.

Mesfushori francez realizoi golin e tij të parë në këtë kampionat, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë shumë të rëndësishme.

Ndeshja në stadiumin “Sinigaglia” u karakterizua nga dominimi i vendasve, të cilët krijuan disa raste të mira shënimi, ndërsa Venezia u përqendrua kryesisht në mbrojtje.

Futbollisti shqiptar Albion Rrahmani u aktivizua në 12 minutat e fundit të ndeshjes për Venezian, por nuk arriti ta ndihmonte skuadrën e tij të shmangte humbjen.

Como renditet në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Venezia ndodhet në vendin e 20-të me vetëm 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat